Lufta për vendin e katër vazhdon, Roma dhe Milani ndahen në paqe
Roma dhe Milan kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e xhiros së 22-të të Serie A që u zhvillua në “Olimpico”.
Dy skuadrat që po luftojnë për vendin e katërt nuk arritën të shënojnë fitore duke grumbulluar vetëm nga një pikë.
Milani kaloi në epërsi në minutën e 26-të me golin e Piatek, shkruan Indeksonline.
Rezultatin e barazoi Zaniolo me të filluar pjesa e dytë pas një gabimi në mbrojtjen rosonere.
Me këtë barazim, Milani është në pozitën e katër me 36 pikë, një më shumë se Roma në vendin e pestë. /IndeksOnline/