Gjindet aeroplani që po udhëtonte Emiliano Sala
Janë gjetur mbetjet e aeroplanit me të cilin po udhëtonte transferi i Cardiff, Emiliano Sala i cili u zhduk me 22 janar.
Lajmi i është kumtuar familjarëve të të zhdukurve, shkruan Indeksonline.
Aeroplani i rrëzuar është gjetur nga një anije kërkimi në shtratin e detit në kanalin anglez.
Ndërsa trupi i futbollistit argjentinas dhe pilotit ende nuk janë gjetur. /IndeksOnline/