75 Mall Live Search
23:18 / E Diele, 03 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Liderët shqiptarë bashkë në shtëpi te Thaçi, fotoja që mund t’i lë pa gjumë serbët

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka bërë bashkë në tavolinë liderët e politikës në Kosovë, bashkë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Nga një gotë verë, pak meze dhe shumë ngrohtësi duket në takimin e liderëve shqiptarë në shtëpinë e presidentit Thaçi. Ky takim vije vetëm një ditë pasi është votuar në parlamentin e Kosovës buxheti për vitin 2019.

Takimi i liderëve mund të shihet edhe si një shpresë për popullin ngase vetëm së bashku dhe të afruar mund të  ketë perspektivë e zhvillim. Mbetet të shihet nëse pas këtij takimi do të ketë dakordim për taksën, apo edhe për dialogun me Serbinë (çështjen e kufijve)./Indeksonline/