75 Mall Live Search
23:31 / E Diele, 03 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pamje të rënda që tregojnë masakrën e kryer në natën mes 3 dhe 4 shkurti të vitit 2000 në veri të Mitrovicës +18

Të ashtuquajturit ‘Rojat e urës’ vranë mizorisht 10 shqiptarë, në mesin e tyre fëmijë, gra e pleq natën mes tre dhe katër shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës.

Përpos që i morën jetën 10 shqiptarëve, ata plagosën edhe 25 të tjerë e dëbuan rreth 12 mijë banorë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në pjesën jugore të Mitrovicës, transmeton Indeksonline.

Kësisoj të njëjtit u detyruan të lënë prapa shtëpitë dhe banesat e tyre të cilave iu ishte vënë flaka.

E sipas dëshmitarëve pas luftës kjo ishte masakra e parë dhe e vetmja e cila u krye në prani të KFOR-it francez dhe policisë së UNMIK-ut.

Emrat e atyre që u vranë në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 janë: Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi.

Më poshtë keni edhe disa fotografi me pamje të rënda nga kjo masakër: