Kryeparlamentari tregon arsyen se pse u mblodhën mbrëmë te Thaçi
Përgjatë vizitës që i bëri sot shkollës ‘Jeronim de Rada’ në Ferizaj, kryeparlamentari Kadri Veseli ka komentuar edhe takimin e mbrëmshëm në shtëpinë e presidentit Thaçi ku prezent me liderëve të koalicionit qeverisës ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Veseli ka treguar arsyen e këtij takimi, e që sipas tij ishte shtëpia e re e presidentit të vendit.
“Ia uruam shtëpinë e re Hashim Thaçit”, ka thënë Veseli, transmeton Indeksonline.
