Pas miratimit të ligjit për paga, FSSHK ndërprenë grevën në shëndetësi
Kryesia e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka marrë vendim për ndërprerjen e grevës në Shëndetësi.
Përmes një komunikate për media, ata kanë thënë se mirëpresin miratimin e Ligjit mbi Pagat.
Ky është njoftimi i tyre i plotë
Kryesia e Federates se Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës(FSSHK) ne mbledhjen e mbajtur me dt. 04.02.2019 e përshendetë miratimin e Ligjit mbi Pagat.
FSSHK ndihet krenare që me propozimin dhe punën e sajë te palodhshme njëvjeqare më në fund ky Ligj u jetësua ne Parlament.
Falenderojmë të gjithë akteret qe kan dhënë kontribut në këtë Ligj.
Punëtorët shëndetësorë përkunder disa padrejtësive (sidomos niveli bachelor) brenda koeficientave më në fund janë ranguar në vendin e merituar.
FSShK-sëi mbetet qe këto parregullësi ti rregulloj ne suaza te akteve nënligjore.
Poashtu njoftojmë opinionin e gjerë qe me vendim te Kryesisë Greva në Shëndetësi është nderprerë.
Me respekt,
Kryesia e FSSHK