Ska më spekulime, Modric vendos për të ardhmën
Luka Modric ishtë lidhur ngushtë me një lëvizje në verën e vitit 2018 dhe shumë medja ndërkombëtare madje e kishin zyrtarizuar te Interi.
Megjithatë, futbollisti më i mirë në botë nuk ka në plan të largohet nga Santiago Bernabeu, shkruan Indeksonline.
Sipas raporteve të fundit nga Spanja, Luka Modric është i gatshëm të nënshkruaj një kontratë të re me Real Madridin.
Edhe pse lajmet e fundit kishin spekuluar se Kroati është shumë afër transferimit në Juventus , gjë që do ta bashkonte atë bashkë me ish-bashklojtarin Cristiano Ronaldon të cilët kishin qenë pjesë në Real Madrid, duket se ai tashmë ka vendosur që të jetë i gatshëm të arrijë një marrëveshje të re për zgjatjen e kontratës në Real Madrid.
Modric pasi fitoi Ligën e Kampionëve me Realin dhe arriti në finale të Kupës së Botës me Kroacinë është shpallur futbollisti i vitit nga FIFA dhe ka fituar Topin e Artë duke ndërprerë dominimin 10 vjeçar të Ronaldos dhe Messit. /IndeksOnline/