75 Mall Live Search
17:17 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kufizohet numri i programeve televizive serbe në Mal të Zi

Numri i programeve televizive serbe në Malin e Zi do të kufizohet përshkak të përmbajtjes, ka lajmëruar Agjencia për Media Elektronike në Malin e Zi.

Vendimi u morë nga Agjencia për Media Elektronike në bashkëpunim me Qendrën Mediale, transmeton Indeksonline.

Drejtori i Qendrës Mediale, Goran Đurović u shprehë i kënaqur me vendimin. Ai tha se programet serbe shpesh promovojnë gjuhë të urrejtjes dhe dhunë.

Arsyeja e këtij vendimit thuhet se është mbrojtja e të miturve nga përmbajtja që mund të ndikoj në zhvillimin e tyre fizik dhe mendor.

Ky vendim do të qëndroj në fuqi për një vit./Indeksonline/