75 Mall Live Search
18:32 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Valon Berisha nuk luan as kundër Frosinones


Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi nuk e ka inkuadruar në lojë futbollistin kosovar Valon Berisha as ndaj Frosinones, skuadrës së parafundit në tabelën e Serie A-së.

Ky është sinjal që gjërat nuk duket se po shkojnë kah përmirësimi për mesfushorin që u transferua në verë nga Red Bull Salzburg.

Berisha deri tani nuk ka luajtur asnjë ndeshje si titullar në Serie A dhe në total ka zhvilluar 83 minuta, çdo herë duke u inkuadruar nga stoli. Këto janë formacionet zyrtare:

Frosinone: Sportiello, Salamon, Capuano, Krajnc, Zampano, Chibsah, Viviani, Valzania, Beghetto, Ciano, Pinamonti.

Lazio: Strakosha; Bastos, Acerbi, Radu; Marusic, Parolo, Badelj, Luis Alberto, Durmisi; Immobile, Caicedo

/Indeksonline/