Messi në dyshim të madhë, Barcelona pa të ka vuajtur shpesh në El Clasico
Argjentinasi Lionel Messi pësoi lëndim në ndeshjen e fundit të Barcelonës kundër Valencias që përfundoi 2-2.
Sipas raportimeve të fundit, paraqitja e tij kundër Real Madridit në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit është në dyshim të madh.
Kur Messi nuk ka luajtur kundër Real Madridit në vitin 2006 në Camp Nou ndeshja përfundonte 1-1.
Vitin tjetër katalunasit humbën 2-1 në Santiago Bernabeu.
Megjithatë herën e fundit në kampionat Barcelona fitoi 5-1 pa Messin në Camp Nou. /Indeksonline/