75 Mall Live Search
10:40 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mitrovicë, prindërit e detyruan fëmiun të kërkojë lëmoshë!

Gjatë ditës së djeshme policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar, një femër dhe një mashkull, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë detyruar fëmiun e tyre të kërkojë lëmoshë nëpër lokale të ndryshme.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen me procedurë të rregulltë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Mitrovicë 13:30. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull K/Shqiptar dhe një femër K/Shqiptare, pasi që të njëjtit janë prindër të viktimës moshë e mitur mashkull K/Shqiptar, të cilin e kanë detyruar të kërkojë lëmoshë nëpër lokale të ndryshme. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.