EKSKLUZIVE: Nuk ka më kafe e diskoteka në stadiumin “Fadil Vokrri”, hapen zyret e reja!
Federata e Futbollitë të Kosovës ka hapur dy zyre në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”. Indeksonline merr vesh që aty është vendosur Lidhja Rajonale e Prishtinës poashtu edhe Komisioni i Futsallit.
Nëpër muret e zyreve dominojnë imazhet e legjendës së futbollit tonë, Fadil Vokrrit që ndërroi jetë vitin e kaluar.
Kujtojmë që para renovimit, rrethina e stadiumit të Prishtinës ishte e mbushur me kafene e diskoteka. /Indeksonline/