75 Mall Live Search
11:15 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Sveçla dhe Selmanaj deklarohen për hetimet e dëbimit të turqve nga Kosova

Kryetari dhe nënkryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e dëbimit të shtetasve turq, Xhelal Sveçla dhe Driton Selmanaj kanë mbajtur sot një konferencë për media.

Me këtë rast deputeti Driton Selmanaj ka deklaruar se komisioni në çdo fazë të aksionit ka gjetur shkelje dhe sipas tij janë bërë gjithsej 31 shkelje , transmeton Indeksonline.

“Drejtori i AKI-së dhe ai i policisë kanë dhënë dëshmi kundërthënëse dhe të rreme gjë që kjo paraqet vepër penale në bazë të ligjit”, ka thënë Selmanaj.

Tutje përgjatë kësaj konference është theksuar se raporti prej 70 faqeve do të dorëzohet në Prokurorinë e Shtetit.

“Ky raport është përpiluar nga ana e Komisionet Hetimor dhe një këshilltari të jashtë të organizuar nga komisioni e që është një amerikan”, u tha gjithashtu në konferencë.

Gjithashtu anëtarët e komisionit kanë bërë përgjegjës deputetët e koalicionit PAN për sabotim të këtij procesi.

Ata kritikuan edhe PSD-në, konkretisht deputetin Dardan Molliqaj për shkak që sipas tyre nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e komisionit.

Ndryshe autoritetet e sigurisë në Kosovë, nën arsyetimin se këta persona paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare, fillimisht ua revokuan të njëjtëve të drejtën e qëndrimit dhe më pas i deportuan nga Kosova për në Turqi, në bashkëpunim me inteligjencën turke./Indeksonline/