Tovërlani: “Nuk shkoj më nëpër klube për 6 muaj”
Trajneri Afrim Tovërlani që së fundi ka qenë i angazhuar te Ferizaji, është ndarë me ta për shkak të problemeve financiare.
Ai ishte emëruar trajner në korrik të vitit 2018, por u largua pas 6 muajsh. Në një intervistë për Indeksonline, ai thotë se deri në qershor nuk do të angazhohet tek ndonjë klub.
“Nuk do të shkoj më te asnjë klub për 6 muaj. Deri në qershor nuk do të nënshkruaj askund. Pastaj duhet klubi të jetë i organizuar e serioz” deklaroi Tovërlani.
Kujtojmë që ai është trajneri më i trofeshëm në Kosovë. /Indeksonline/