75 Mall Live Search
18:17 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Marotta nuk ka “gjak” interisti, ai kurrë nuk ka shkarkuar trajner

Interi është një skuadër e njohur që shkarkon trajnerët në gjysmë të sezonit.

Që nga viti 2010, Interin e kanë drejtuar hiq më pak se 12 trajnera, ose 1.33 trajnera në sezon.

Në 110 vjet histori, Interi prezantuar 79 herë trajnerë, ku disa janë emëruar për herë të dytë ose të tretë, shkruan Indeksonline.

Në ditët e fundit është përfolur se mund të largohet edhe trajneri, Luciano Spalleti, i cili nuk ka bërë rezultate të mira që kur ka filluar ky vit.

Por drejtori sportiv, Beppe Marota ka thënë se nuk është në praktikën e tij që të shkarkoj trajner.

Ai madje në tri klubet e mëparshme nuk ka shkarkuar asnjë trajner.

“Në 22 vitet e mia si drejtor i Serie A në tre klube si Atalanta, Sampdoria dhe Juventusi, unë kurrë nuk kam shkarkuar asnjë trajner”.

“Ju duhet të keni kushte të veçanta për të shkarkuar një trajner dhe këtu ato kushte nuk ekzistojnë. Spalletti do të qëndrojë me ne”.

“Liga e Kampioneve vendimtar për të ardhmen e tij? Ka disa objektiva që duhet të arrihen. Pas kësaj ne do t’i bëjmë konsideratat tona”.

“Kultura e fitores duhet të përmirësohet këtu”, ka deklaruar Marotta. /IndeksOnline/