75 Mall Live Search
19:21 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Donika Kadaj Bujupi: Pasuria kombëtare “Trepça” as nuk delegohet e as nuk ipet

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi  duke e quajtur pasuri kombëtare ‘Trepçën’ ka thënë se as nuk delegohet e as nuk ipet.

Ajo ka thënë se Trepça është pjesë e pandashme e njerëzve dhe territorit, transmeton Indeksonline.

“Pasuria kombëtare “Trepça” as nuk delegohet e as nuk ipet. Ajo është pjesë e pandashme e njerëzve dhe territorit që këta të fundit e kanë trashëguar. Nëse ndonjë burokrat/e i/e BE-së mendon ndryshe, aq më keq për ata”, ka shkruar ajo në facebook.

Kujtojmë që sot pothuajse të gjithë liderët kosovarë kanë reaguar ndaj deklaratës së Kocijançiq lidhur me atë se Trepça duhet të përfshihet në bisedimet me Serbinë./Indeksonline/