75 Mall Live Search
20:26 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Banorët e Vushtrrisë në radhë për ujë të pijshëm

Problemi me ujë të pijshëm në shumë fshatra të Kosovës ende nuk është zgjidhur.

Edhe banorët e disa fshatrave të Vushtrrisë po ballafaqohen me këtë problem.

Ata detyrohen të shkojnë nga fshatrat e tyre në qytetin e Vushtrrisë për tu furnizuar me ujë të pijshëm nga ky krua.

Siç shihet në këto foto që i kanë dërguar lexues në Indeksonline, banorët me shumë bidonë po presin në radhë për tu furnizuar me ujë.

Fshatrat Bukosh, Novolan, Varrnicë, Mihaliq e disa të tjera vinë të ky krua për të marrë ujë të pijshëm.

Ata po shqetësohen nga mbeturinat që gjejnë afër burimit të ujit prej nga po furnizohen./Indeksonline/