Papa Françesku e pranon publikisht se priftërinjt dhe peshkopët abuzuan seksualisht me murgeshat
Papa Françesku ka pranuar për herë të parë që priftërinjtë dhe peshkopët abuzuan seksualisht me murgeshat në të kaluarën.
Ai e pranoi publikisht skandalin e priftërinjve dhe peshkopëve që abuzonin seksualisht me murgeshat dhe tha se është i vendosur të bëjë më shumë për të luftuar këtë problem, shkruan IndeksOnline.
Rastet e murgeshave të abuzuara janë raportuar në Indi, Afrikë, Evropë dhe në Amerikën e Jugut – dëshmi se problemi nuk kufizohet në një zonë të caktuar gjeografike.

Duke folur për gazetarët, Papa Francesku tha: ‘A duhet të bëjmë diçka më shumë? Po. A ka vullnet? Po. Por është një rrugë që ne kemi filluar tashmë. ‘
“Nuk është se të gjithë e bëjnë këtë, por ka pasur priftërinj dhe peshkopë që e kanë bërë,” shtoi Françesku. Dhe unë mendoj se po vazhdon, mirëpo që disa kohë ne jemi duke punuar në këtë drejtim.
Papa vuri në dukje se Papa Benedikti XVI kishte ndërmarrë veprime kundër një urdhri francez pasi disa prej motrave fetare ishin reduktuar në ‘skllavëri seksuale’ në duart e priftërinjve ose themeluesit të tyre.
Revista, ‘Women Church World’, vuri në dukje se skandali përfshin një pasojë: murgeshat u detyruan të abortonin fëmijët e priftërinjve.
Francis tha se disa klerik u pezulluan për keqtrajtimin e motrave. Por ai vuri në dukje gjithashtu se keqtrajtimi i grave është një problem në shoqërinë e gjerë, ku gratë ende konsiderohen “qytetarë të klasës së dytë”.
Ai poashtu tha se Vatikani mori raporte të priftërinjve që abuzonin me murgeshat në Afrikë në vitet 1990. /IndeksOnline/