Këngëtarja e famshme indiane kopjon Dua Lipën, duket qesharake
Një nga këngët më të dëgjuara dhe më të klikuara të vitit të kaluar ishte ajo ‘New Rules’ e Dua Lipës.
Është këngëtarja e njohur indiane Sophie ajo e cila sot ka publikuar videoklipin e saj të fundit “Ajj Naiyo Sawna” ku ka kopjuar Dua Lipën, përcjellë Indeksonline.
E gjithë koreografia e yllit kosovar imitohet nga këngëtarja indiane, e cila po duket mjaftë qesharake.
Kujtojmë që Dua Lipa është e nominuar në katër kategori në edicionin e ri të eventit prestigjioz Brit Awards, përfshirë edhe atë për videon më të mirë./Indeksonline/