75 Mall Live Search
20:58 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vdes Julie Adams, ylli i filmit horror “Creature From the Black Lagoon”

Julie Adams, ylli i filmit horror të vitit 1954 ‘Creature From the Black Lagoon’, ka vdekur në moshën 92 vjeçare.

Aktorja luajti në film si Kay Lawrence, e dashura e heroit ihtiologjist Dr. David Reed (Richard Carlson) dhe targeti i obsesioneve të Creature (Krijesës).

Filmi prej atëherë është bërë klasik i kultit. Guillermo del Toro ka deklaruar se filmi e ka inspiruar atë për të bërë filmin ‘The Shape of Water’, i cili paraqet pamjet që mund të kishin ndodhur nëse Kay do i përgjigjej joshjeve të Creature .

Ajo ishte gjithashtu e famshme për këmbët e saj. Universal Studios i shpallën këmbët e saj “këmbët më simentrike në botë” dhe i siguruan ato për 125,000$.

Adams u lind më 17 tetor të vitit 1926 në Waterloo të Iowa-s, babai i saj ishte blerës i pambukut, gjë që do të thotë se ajo lëvizi shumë gjatë kohës që rritej. Dy vite pasi diplomoi nga Little Rock High School në Arkansas ajo u shpall Miss Little Rock në vitin 1946 dhe vendosi të shpërngulej në Hollywood.

Në gjashtë dekadat që ajo punoi në industrinë e filmit, Adams luajti gjithashtu në krah të Elvis Prisley në filmin ‘Ticle me’ (1965), Donald O’Connor në ‘Francis Joins the WACS’ (1954), Dennis Hopper në ‘The Last Movie’ (1971) dhe John Wayne in ‘McQ’ (1974).