Ndeshje spektakulare, supergola dhe pas penalltive skuadra e Rashicës kalon në çerekfinale
Werder Bremen ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë pasi ka mposhtur Dortmundin në “Sigal Iduna Park” pas ekzekutimit të penalltive.
Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 1-1 derisa në vazhdime skuadrat shënuan edhe nga dy gola.
Nga fillimi për Werderin ishte Milot Rashica i cili shënoi golin e parë në ndeshje, shkruan Indeksonline.
Golat për Werder Bremen i shënuan, Milot Rashica (5′), Pizarro (108′) dhe Harnik(119′).
Ndërsa për Dortmundin realizuan Reus (45+3), Pulisic (105′) dhe Hakimi (113′).
Pas penalltive, Werder Bremen ishin më të saktë duke shënuar katër gola kundrejt dy të Dortmundit. /IndeksOnline/