Veseli për dhunimin e të miturës nga Drenasi: Drejtësia të godasë pa mëshirë ata që e bënë këtë krim
I pari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka reaguar lidhur me rastin e fundit në Drenas, ku u raportua për dhunimin e një vajze të mitur nga mësimdhënësi dhe një pjesëtarë i Policisë së Kosovës.
Veseli ka thënë se shpreh indinjatën e tij të thellë për ngjarjen e fundit të dhunimit të vajzës në Drenas.
AI tutje kërkoi nga autoritete përgjegjëse që të marrin veprimet e duhura, me qëllim që drejtësia të godasë pa mëshirë ata të cilët e bënë këtë krim.
Postimi i plotë:
Shpreh indinjatën time të thellë për ngjarjen e fundit të dhunimit të një vajze në Drenas. Kërkoj nga autoritetet përgjegjëse që të marrin veprimet e duhura, me qëllim që drejtësia të godasë pa mëshirë ata të cilët e bënë këtë krim.