75 Mall Live Search
07:22 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Veseli e Ismaili vizitojnë Spitalin e Prizrenit

Indeksonline para dy dite ka raportuar lidhur me një skandal në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku Rrahim Ymeri ofendoi rendë pacienten e cila rënkonte nga dhimbjet e mëdha që kishte.

Për këtë publikim reaguan SHSKUK, Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili e deputetë të ndryshme.

Madje, u morën edhe masa të largimit të përkohshëm nga puna të mjekut Ymeri.

Sot edhe Kryeparlamentari Kadri Veseli bashkë me ministrin Ismaili do të bëjnë një vizitë në Spitalin e Prizrenit.

Vizita do të behet në ora 11:00./Indeksonline/