75 Mall Live Search
08:21 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kjo turmë e të rinjve kosovarë nuk po presin sot për viza, por për t’u futur në Bibliotekë

Të shumta janë rastet kur qytetarët kosovarë detyrohen të presin në Ambasada të ndryshme, për t’u pajisur me viza.

Por këtë herë pritjet e gjeta nuk lidhen aspak me këtë çështje. Janë në numër të madh të rinjtë që po presin në hyrje të bibliotekës ‘Hivzi Sylejmani’ në lagjen Dardania në Prishtinë.

Në një fotografi të publikuar mëngjesin e sotëm shihen studentë të shumtë të cilët padyshim po presin për një vend në këtë Bibliotekë në mënyrë që të përgatiten për provimet e këtij afati.

Duhet përkujtuar që afati i provimeve të janari u shtye , si pasojë e grevave tri javore të cilat u zhvilluan në arsim.

“Jo, ata nuk janë duke pritur para Ambasadës së Gjermanisë për viza. Ata po presin për të hyrë në Bibliotekën e qytetit, Hivzi Sylejmani”, ka shkruar një qytetarë./Indeksonline/