Çitaku e quan të kotë seancën e KS të OKB-së për Kosovën
Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj mbajtjes së seancës së sotme të KS të OKB-së për Kosovën, duke e quajtur një seancë të kotë dhe të parëndësishme.
“Sot edhe një seancë koti. Pa rëndësi dhe pa asnjë nevojë. E neveritshme të shihet se si Këshilli i Sigurimit po shndërrohet në teatër ku i mundësohet Serbisë të përsërisë gënjeshtra në të cilat nuk beson as vet. #KosovaRepublikë #SkaKthimMbrapa #SkaRishkrimTeHistorisë”, shkruan diplomatja Çitaku në llogarinë e saj në Facebook.
KS i OKB-së sonte shqyrton raportin e rregullt tremujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres mbi punën e misionit UNMIK në Kosovë.