Vizita e suksesshme e zëvëndësministrit Shkodra në Riad, takime të nivelit të lartë
Zëvëndësministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra ndodhet në Arabi Saudite në një udhëtim zyrtar.
Shkodra që po shquhet për punën e tij të palodhshme, ka patur disa takime të rëndësishme në kryeqytetin arab.

Shkodra ka takuar homologun e tij arab, Nasser Al Daood me të cilin ka diskutuar mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve.

Poashtu, zëvënndësministri kosovar ka takuar drejtorin e Policisë, dhe drejtorë të tjerë të departamenteve të sigurisë në Arabinë Saudite.

Shkodra ka vizituar edhe qendrën e kontrollimit në Policinë e Arabisë Saudite./Indeksonline/


