75 Mall Live Search
19:24 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ky pritet të jetë zëvëndësuesi i Diego Godin te Atletico Madrid

Diego Godin raportohet në media se ka arritur marrëveshje me Interin për tu transferuar në verë. Për këtë, Atletico Madrid ka filluar të mendojë për pasardhësin e tij.

Walter Kannemann është emri më i afërt me skuadrën spanjolle. Mbrojtësi argjentinas po shkëlqen në Brazil me Gremion, për çka i ka rënë në sy edhe Diego Simeones.

Bisedimet me lojtari janë të avansuara, ndërsa klauzola e tij është tejet e përballueshme me vetëm 20 milionë euro.

Futbollisti thuhet se ngjanë me stilin që luan Godin, ndërsa shquhet për forcën e madhe fizike. /Indeksonline/