E mitura nga Drenasi, thotë se përveç policit edhe profesori e kishte lënë shtatzënë
E mitura nga Drenasi A.G në një rrëfim për Insajderin ka folur për rastin e rëndë të përdhunimit të kishte përjetuar përgjatë dy viteve, njëherë nga profesori e tani prej policit Vesel Veseli.
Ajo ka treguar se si kishte nisur flirti me profesorin Shkëlzen Xhekaj, i cili njëherë e kishte lënë edhe shtatzënë.
”Jam shumë e shqetësuar për shkak të rastit. Më së pari me profesorin. Në vitin 2016 e kam paraqit rastin në Polici më 14 shtator. Isha vetëm 16 vjeç.
“Kur e kam kry klasën e 9, në klasën e 10 më ka ngacmu, e pastaj dhunë seksuale. Duke shkru në Facebook kërkonte të dilte me mua. Mas 1 jave kam dalë me të. Tani kur kemi dalë afër stadiumit Rexhep Rexhepi ishte marrëdhënsia jonë e parë seksuale. Ka qenë natë, 8 e mbrëmjes, ishte ftohtë. Në veturën e tij ka ndodhur. Kemi qëndru 1 orë aty e pastaj tjera ditë kemi shku nëpër hotele, e pastaj më kishte lënë shtatzënë. Tani pastaj më kishte lënë shtatzënë, tani më ka jep kokërr me pi, që të mos mbetem shtatzënë. Lidhja ka zgjatë deri në vitin 2017, dmth rreth 1 vit. Ai veç e ka pasë momentin me më shfrytëzu, me më mashtru. Ka thënë se hapen rrugët tona për kur ta përfundojë shkollën e qeshtu. E tani donte të tërhiqej prej meje dhe kam vendos vetë me shku e me lajmëru në Polici. Në 14 shtator 2016 e kam raportu rastin. Ka qenë Vesel Veseli aty. Kam dhënë deklaratë ‘’, ka thënë ajo.”
Kujtojmë që Policia ka arrestuar profesorin në fjalë, ndërsa ndaj policit Veseli është shqiptuar 1 muaj paraburgim nga Gjykata.