Barcelona i “djegu” në bileta madrilenët mbrëmë në “El Clasico”
Mbrëmë u zhvillua ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madrid në kuadër të ‘Kupës së Mbretit’.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Barcelonës, ‘Camp Nou’, transmeton Indeksonline.
Si gjithmonë një pjesë e vogël e stadiumit ishte e rezervuar për tifozët mysafirë.
Për një biletë, tifozët e Real Madrid paguan 89 euro.
Po ashtu, pamja nga sektori i mysafirëve nuk është fare i mirë, krahasuar me çmimin./Indeksonline/
