75 Mall Live Search
21:26 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

AAK përcakton tri principet për dialogun me Serbinë

Këshilli Drejtues dhe Kryesia e AAK-së sot kanë mbajtur një mbledhje nën drejtimin e kryetarit, Ramush Haradinaj.

Në këtë mbledhje me votë kanë rikonfirmuar tri principet që do ta udhëheqin dialogun me Serbinë, transmeton Indeksonline.

Respektimi i Kushtetutës dhe Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, dialgou pa kushte me Serbinë dhe mos heqja e taksës 100% deri Serbia dhe Bosnja e Hercegovinës ta njohin pavarësinë e Kosovës, këto ishin tri principet që u votuan nga partia, AAK.

Më poshtë mund të gjeni statusin e plotë të AAK-së./Indeksonline/

Këshilli Drejtues dhe Kryesia e AAK-së, në një mbledhje të mbajtur nën drejtimin e Kryetarit të AAK-së dhe Kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, me votë kanë rikonfirmuar tri principe bazë me të cilat do të udhëhiqet kjo forcë politike, kjo në raport me procesin e dialogut me Serbinë.

Forumet më të larta të AAK-së janë përcaktuar:

1. Respektim të Kushtetutës së Kosovës dhe Deklaratës së Pavarësisë së 17 Shkurtit;
2. Dialog pa kushte me Serbinë dhe 
3. Taksa në produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, të mos hiqet deri në njohjen e ndërsjellë!

AAK