75 Mall Live Search
23:58 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Dreshaj: Gjermania sonte e konfirmoi mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka mirëpritur qëndrimin e Berlinit zyrtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Sipas tij, Gjermania sapo e konfirmojë mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës.

“I nderuari Huesgusen tha poashtu në Këshillin e Sigurimit se pavarësia e Kosovës është legjitime dhe se Serbia duhet ta njohë sa më parë pavarësinë e Kosovës. Madje, miku jonë pati një replikë ndaj Daçiq në Këshillin e Sigurimit. Është fat që kemi mike shtetin më të fuqishëm evropian”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.