Zhegrova dhe Xhaka kërcejnë së bashku me këngën e reperit kosovar
Edon Zhegrova para katër ditësh ka kompletuar transferimin te Basel si huazim me opsion blerje te skuadra zvicerane Basel.
Lojtari është huazuar te Baseli për një vit e gjysmë nga Genk, ndërsa ka zgjedhur fanellën me numrin 30-të.

Një gjë që tashmë sigurisht e keni vërejtur të gjithë, është se Edoni është i dhënë mjaft shumë pas rrjeteve sociale.
Ashtu sic bënte edhe te Genku, Zhegrova ka vazhduar të njejtën rrugë edhe te Baseli. Futbollisti i talentuar kosovar ka shpërndarë një video në Instastory duke kërcyer në dhomat e zhveshes së bashku me Taulant Xhakën – video
Trajneri i Baselit, Marcel Koller, ka bërë të ditur se përkundër që Edon Zhegrova është integruar mjaft mirë me ekipin e tij të ri, ende nuk është vendosur nëse kosovari do të luajë në ndeshjen e nesërme ndaj St Gallenit.
Ai ka thënë se do t’i japin kohë të mjaftueshme 19-vjecarit për t’i treguar vlerat, pasi nuk kishte minutat e duhur te Genku. /IndeksOnline/