75 Mall Live Search
16:15 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Një muaj paraburgim për personin që keqpërdori seksualisht të miturën

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.B.

Me datë 06.02.2019, rreth orës 19:30, në Pejë, i pandehuri për qëllime seksuale e shtynë të miturën që të futet në automjetin e tij që ta dërgoj në shtëpinë e saj dhe gjatë rrugës i ka ofruar të holla për shërbime seksuale, me të arritur në fshatin Brestovik, vetura është ndaluar nga një patrollë policore e cila pas legjitimimit të pandehurin e ka arrestuar.

 Me këto veprime i pandehuri F.B dyshohet se ka kryer veprën penale keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./Indeksonline/