75 Mall Live Search
17:20 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Guardiola: Këto janë katër skuadrat më të mira në Evropë në dekadën e fundit

Pep Guardiola e ka sqaruar edhe një herë se pse sipas tij Real Madridi nuk është skuadra më e mirë në Evropë viteve të fundit.

Sipas Pep, ka skuadra të tjera që kanë fituar më shumë se Real Madridi.

Por, menaxheri i Manchester Cityt ka thënë se Real Madrid, Bayern Munchen, Barcelona e Juventus janë katër skuadrat më të mira në botë në dekadën e fundit.

“E di për dominimin e Realit në Champions League në tre vitet e fundit. Por, ka skuadra që kanë fituar më shumë kupa në numër në të gjitha garat. Real Madridi nuk është ekipi më i mirë i dekadës kur numëron ligat dhe kupat. Por, bashkë me Barcelonën, Juventusin e Bayernin janë skuadrat më të mira në dekadën e fundit në futboll” ka thënë Guardiola./Indeksonline/