75 Mall Live Search
18:10 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shkrimi prekës i motrës së Emiliano Sala për të vëllain

Gjatë ditës së djeshme u vërtetua që trupi i gjetur në aeroplanin e zhdukur, është i  futbollistit Emiliano Sala.

Ky lajm pikëlloj botën e futbollit, ku rrjetet sociale u mbushën me fotografi të sulmuesit argjentinas, transmeton Indeksonline.

Pasi mori lajmin e kobshëm, motra e Emilianos, Romina postoi në Instagram një fotografi të vëllait.

“Shpirti yt në shpirtin tim do të ndriçoj përgjithmonë, deri kur të mbaroj koha e ekzistencës sime. Të dua Tito” kishte shkruar ajo në postimin e saj.

Nesër Cardiff do të luaj kundër Southampton, ku të gjithë lojtarët do të mbajnë një minutë heshtje dhe do të kenë nga një shirit të zi në krahë./Indeksonline/