Dalin emrat dhe fotot e lojtarëve të vdekur brazilian nga tragjedia e zjarrit
Një zjarr masiv ka marrë jetën e disa lojtarëve të akademisë së skuadrës së madhe braziliane, Flamengo.
Zjarri ka përfshirë ndërtesën ku po flinin lojtarët e akademisë së skuadrës braziliane në orët e para të mëngjesit.
Skuadra tani ka zbuluar identitetin dhe fotografitë e disa prej viktimave.
Madje, disa nga talentët ishin futbollistët më premtues të kësaj skuadre, gjersa dy prej tyre luanin për grupmoshat U15 të Brazilit.
Christian Esmério, Arthur Vinicius, Bernardo Pisetta, Passion Athila, Pablo Henriquez, Víctor Isaías, janë disa nga futbollistët tashmë të konfirmuar si të vdekur. /Indeksonline/





