Vazhdojnë protesta në Serbi kundër presidentit serb
Protestat në Serbi me moton “1në5milionë” po vazhdojnë kundër presidentit Aleksander Vuçiq.
Sonte po mbahen protesta në qytetet Novi Sad, Nish, Bor, Çaçak, Shabac dhe Vranje, raporton Danas, transmeton Indeksonline.
Danas ka raportuar që muajin e kaluar në 50 qytete të Serbisë janë mbajtur protesta.
Ai që po ju prinë protestave sonte është gazetari Zhelko Bdorozhiq.
“Po mblidheni këtu me javë, si në Beograd, ashtu edhe qytetarët në më shumë se 50 qytete në gjithë vendin, dhe derisa kryetari i Partisë Përparimtare Serbe është nisur në turneun e tij lamtumirës, të gjithë ne të cilët dëshirojmë shoqëri të lirë dhe të drejtë, jemi nisur në turneun fitimtar! Sot jemi dëshmitarë se si disa të ashtuquajtur kolegë tanë i gënjejnë bashkëqytetarët e tyre për llogari të Liderit dhe po i fyejnë dhe gjuajnë baltë në ata të cilët guxojnë ta kritikojnë atë Lider. Sot jemi dëshmitarë se si nga buxhetet publike miliona euro shkojnë nëpërmes të konkurseve të kurdisur për bashkëfinancim të përmbajtjeve të medieve nëpër xhepa të tipave të dyshimtë të cilët i kanë grabitur pronësitë e medieve, dhe jemi dëshmitarë se si miliona euro po barten vetëm në medie të përshtatshme për reklamim të gënjeshtrave të shtetit”, tha Bodrozhiq.
Protestuesit do të protestojnë në rrugët kryesore të qyteteve./Indeksonline/
