Agjentët e Milanit janë sot në Francë, për t’i përcjellur këta dy futbollistë
Leonardo dhe Maldini vazhdojnë të vrapojnë kudo në Evropë për të rindërtuar Milanin. Dy projektuesit e Milanit të ri kanë hedhur në aksion agjentët e tyre kudo në Evropë e më larg.
Dy agjentë të Milanit raportohet se sot janë në Francë ku do të ndjekin nga afër ndeshjen mes Dijon e Marsej.
Në stadiumin “Gaston-Gerard”, agjentët e Milanit do të përcjellin nga afër, Nounacar Kamara dhe Florian Thauvin.
Dy lojtarët kanë treguar performanca fantastike këtë edicion duke ngjallur interesimin e disa skuadrave evropiane. /Indeksonline/