75 Mall Live Search
23:57 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Burgoset ylli i La Ligas, shoku i Enis Bardhit

Antonio García Aranda, i njohur si Tono ka përfunduar në burg gjatë ditës së sotme. Ylli i Levantes është në mesin e shtatë arrestuar në Teruel në një operacion policor.

Me urdhër të prokurorit, Tono dhe disa persona të tjerë janë arrestuar nën hetimet për grabitje e kërcënime.

Skuadra e Levantes i ka dalur në mbështetje futbollistit. “Duke pasur parasysh se procedurat gjyqësore janë subjekte juridike, Levante tregon mbështetjen për lojtarin dhe familjen e tij, sepse ne nuk kemi asnjë fakt për ndonjë krim të futbollistit tonë” thuhet në njoftimin e Levantes.

Gjykatësi ka vendosur burgun për të gjithë të dyshuarit, deri në nje vendim të radhës të prokurorit.

Dy ditë më parë, të mërkurën e kaluar, Toño vazhdoi kontratën me Levanten deri në vitin 2023./Indeksonline/