E shtuna nis mbarë, Distria ia bën sefte në Paris
Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka nisur me fitore Grand Slamin e Xhudos i cili po mbahet në Paris.
Ajo arriti fitoren e parë kundër xhudistes tjetër nga Portugalia, Joana Diego, në kategorinë -48kg.
Në raundin e radhës ajo do të ndeshet me fituesen e duelit tjetër, qe do të zhvillohet mes Gabriela Chibana të Brazilit dhe kilianes Mary Dee Vargas Ley./Indeksonline/