75 Mall Live Search
16:54 / E Shtunë, 09 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Dy gola për 25 minuta në derbin e Madrid-it

Athletico Madrid dhe Real Madrid janë duke zhvilluar derbin lokal në “Wanda Metropolitano” në një ndeshje fantastike.

“Galaktikët” kaluan të parët në epërsi me golin fantastik të Casemiros në minutën e 16′.

Vetëm nëntë minuta më pas vendasit barazuan rezultatin me golin e yllit francez Antoine Griezmann. /IndeksOnline/