75 Mall Live Search
20:45 / E Shtunë, 09 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Bayern kryen detyrën, shfrytëzon gabimin e Dortmundit

Bayern Munich ka mposhtur me rezultat 3:1 Schalken në “Allianz Arena”, kështu duke shfrytëzuar mundësinë për t’iu afruar Dortmundit në tabelën e Bundeligës.

Dortmundi barazoi në mënyrë dramatike sot kundër Hoffenheimit dhe skuadra e Niko Kovacit përfitoi nga ky rast duke e ngushtuar distancën nga Dortmundi në tabelën e ligës gjermane për dy pikë.

Bayerni e dominoi plotësisht këtë ndeshje, si me posedim të topit, ashtu edhe me rasta të krijuara për të shënuar gola.

Ky dominim dëshmohet edhe me rezultat e ndeshjes, pasi që kampioni në fuqi gjerman siguroi fitore me rezultat 3:1, përmes dy golave të Robert Leëandoëskit dhe golit të Jeffrey Burmas. Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Ahmet Kutucu.

Me këtë fitore, Bayerni i afrohet Dortmundit për dy pikë dhe renditet në pozitën e dytë në tabelën e Bundesligës, pesë pikë larg liderit. Ndeshjen e ardhshme, gjermanët do ta zhvillojnë në mesjavë, kundër Liverpoolit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.