Ekskluzive/ Thyhet ky rekord në futbollin kosovar
Futbolli i Kosovës pas ndërkombëtarizimit vazhdimisht është duke pësuar ndryshime.
Rregulloret e UEFA-së e diktojnë për çdo shtet afatin e përfundimit të kampionatit.
Këtë vit edicion pranveror ka filluar më 9 shkurt, e që nuk ka ndodhur asnjëherë në histori të futbollit kosovar që të nis kaq herët, shkruan Indeksonline.
Rekordi ishte regjistruar vitin e kaluar kur stinori pranveror nisi me ndeshjet e 1/8-tës së finales në Digitalb Kupë më 14 shkurt 2018.
Kështu dukej terreni atë kohë para ndeshjes Prishtina – Kosova (P). /Indeksonline/
