75 Mall Live Search
11:03 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Superliga e Kosovës me 10 ekipe nga edicioni 2020/21

Federata e Futbollit të Kosovës, është e interesuar që ta shkurtoj numrin e klubeve të Superligës nga 12 në 10.

Këtë e ka potencuar disa herë edhe presidenti Agim Ademi.

Indeksonline, merr vesh që në Kuvendin e ardhshëm të punës, FFK-ja do të propozoj këtë ide që pritet të përkrahet nga delegatët.

Nëse miratohet ky propozim nga në stinorin 2019/20 do të largohen 4 ekipe nga Superliga dhe do ta inkuadrohen dy nga Liga e Parë.

Në këtë mënyrë nga edicioni 2020/21 për herë të parë në histori elita do të kishte 10 skuadra, të cilat do të luanin 4 herë me njëra tjetrën brenda një edicioni, siç praktohohet në kampionatin zviceran, shqiptar etj. /Indeksonline/