75 Mall Live Search
16:58 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Rina Balaj i reagon ashpër Burim Ademit: Vetëm unë mund ta shkatërrojë karrierën time!

Përdorimi i rrjeteve sociale ka bërë që shumë të rinj t’i shfrytëzojnë ato për famë, por edhe për përfitime materiale.

Një nga blogerët që tashmë njihet në vendin tonë është edhe Burim Ademi, djaloshi nga Ferizaji i cili ka arritur të jetë mjaftë i ndjekur falë video-montazhave që bën dhe imitimit, që në qendër ka fytyrat publike.

Por, Burimi shpesh përdor edhe video nga vajza të ndryshme, të cilat më pas ironizon me to, ku ‘pre’ e tij ka qenë edhe një e mitur, e cila më pas nga turpi ka dashur të bëj vetvrasje, përcjellë Indeksonline.

Ky lajm ka bërë të reagojë reperen e re nga Istogu, Rina Balaj e cila shpesh ka qenë edhe pjesë e imitimeve të Burimit.

Artistja ka shkruar se ky nuk është rasti i parë që i njëjti person keqpërdor profilet e vajzave të reja, e sa për të personalisht ajo thotë se askush përveç saj s’mund ta shkatërrojë karrierën e saj.

Ky është postimi i saj i plotë:

Ky eshte shteti jone, kta jane njerzit tan’? vrasje, perdhunime, fyerje e shume e shume t’kqija. Bravo ? -STOP BULLYING-
Ky nuk osht rasti i pare per t’cilin dikush ankohet ndaj personit BURIM ADEMI (report/bllok njerzve si aj) 
E sa per karrieren teme per t’cilen garant ke me mu kap, vetem une jom ajo e cila muj me shkatrru, jo personat e lige si ti te cilet shkaktojn vetem presion, stres e bile bile deri ne tentim vrasjeje (sikur e mitura 15 vjeqare ne fjale). Marre per njerzit si ti!