75 Mall Live Search
17:40 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Luajti vetëm 36 minuta, Rashica shpallet futbollist i ndeshjes

Milot Rashica është shpallur futbollist i ndeshjes kundër Augsburgut.

Ylli kosovar shënoi dy gola në fitoren 4-0 të Werder Bremen dhe u vlerësua me notën 8.6, shkruan Indeksonline.

Por 22 vjeçari ishte i pafat duke u zëvendësuar në minutën e 36-të pas një lëndimi.

Klubi ende nuk ka njoftuar për shkallën e lëndimit të Milot Rashicës. /IndeksOnline/