Milani nuk gabon, rikthehet në zonën “Champions”
Milani ka mposhtur Cagliarin me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së 23-të të Serie A që u zhvillua në San Siro.
Pasi rivalët për vendin e katërt kishin shënuar fitore, rosonerët ishin të obliguar të merrnin pikë të plota për tu kthyer në pozitën e katërt.
Milani kaloi në epërsi në minutën e 13-të me autogolin e Luca Ceppitelli.
Rezultatin e dyfishoi Paqueta në minutën e 22-të të ndeshjes. Ky ishte goli i parë i brazilianit me fanellën që kur u transferua në San Siro.
PAQUETA FIRST GOAL FOR MILAN!pic.twitter.com/XynY8IXua1
— TheMilanBible (@TheMilanBible) February 10, 2019
Golin e tretë në këtë ndeshje e shënoi Piatek në minutën e 62-të. Polaku ka shënuar katër gola në tri ndeshjet si startues.
Piatek's Goal for Milan that made it 3-0… #MilanCagliari pic.twitter.com/nbv8dWNDkB
— AC Milan Global ?? (@acmilan_intl) February 10, 2019
Me këtë fitore, Milan është në pozitën e katërt me 39 pikë, një më shumë se Atalanta, Roma dhe Lazio që kanë 38 pikë. /IndeksOnline/