75 Mall Live Search
07:49 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Jo vetëm një çmim, Dua mori mbrëmë edhe çmimin e dytë si artistja më e mirë e re

Dua Lipa u shpërblye me dy çmime Grammy natën e mbrëmshme në ceremoninë e “Grammy Awards”.

Ajo mori në shtëpi çmimin për artisten më të mire të re dhe atë për zhanrin ‘dance’.

Dua tha se ishte “nervoze dhe mirënjohëse” pasi ajo pranoi çmimin, një nga katër shpërblimet më të mëdha të natës.

23 vjeçarja falenderoi të gjitha gratë  në këtë kategori, dhe tha se ” këtë vit jemi rritur me të vërtetë”.

Komenti ishte një thumb për presidentin e Grammys, Neil Portnow, i cili vitin e kaluar u përpoq të shmangë kritikat për mungesën e fitueseve gra, duke thënë se gratë duhet të “rriten” në mënyrë që të konsiderohen.