75 Mall Live Search
22:31 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pas vdekjes së Arian Dacit, FSK u del në ndihmë vizitorëve në Brezovicë

Qendrën e Skijimit në Brezovicë vazhdojnë ta frekuentojnë numër i madh i qytetarëve.

Ndërkohë që tash e sa ditë për sigurinë e tyre po kujdesën Njësiti i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Ekipet procesionale të FSK-së po u dalin në ndihmë të gjithë atyre vizitorëve që kanë nevojë për ndihmë.

Indeksonline ka siguruar disa fotografi, derisa FSK i është përgjigjur një rasti për ndihmë.

Kujtojmë faktin se javë më parë nga një ortek i borës pikërisht në Brezovicë, humbi jetën zëvëndësministi i Diaporës- Arian Daci.

E pas këtij aksidenti me fatalitet, dukshëm janë mobilizuar edhe ekipet e profeisonale për ndihmë. /Indeksonline/