Balje: Të bëhet krijimi i regjistrit të pedofilëve në Kosovë
Deputetja e Kvuendit të Kosovës, Duda Balje ka thënë se duhet të nisë krijimi i regjistrit të pedofilëve në Kosovë.
Sipas saj, pedofilët nuk duan të shërohen sepse nuk duan të heqin dorë nga dëshirat dhe kënaqësitë e tyre.
“E vetmja mënyrë që të luftojmë kundër tyre është që të edukojemi se si t’i njohim ata, cilat janë karakteristikat e tyre, si e zgjedhin viktimën, t’i njohim sjelljet e tyre, të njëjtën kohë që të evitojmë prezencën e tyre pranë fëmijëve”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook- transmeton Inddeksonline.
Balje konsideron se krijimi i regjistrit të pedofilëve nënkupton jo vetëm publikimin e identietit të tyre por edhe shrimin e mbikëqyrjes së rregulltë mbi ta pas përfundimit të dënimit nga ana e tyre.
Shkrimi i saj i plotë në Facebook:
Pedofilët nuk duan që të shërohen, sepse nuk duan tê
heqin dorê nga dëshirat e tyre të kënaqësisë, vetëm frika nga sanksionet dhe
gjykimi publik për ta mund ti parandalojë dhe ti motivoj që të kërkojnë ndihmën
adekuate. Sta duhet që psikologut dhe psikijatrit ti drejtohen per ndihme
profesionale nese e durojne por jo sepse per shkak te sjelleve te tyre të
tjeret te durojnë.
E vetmtja menyre qe të luftojmë kunder tyre eshte qe edukohemi se si ti njohim
ata, cilat jane karakteristikat e tyre, si e zgjedhin viktimen, ti njohim
sjelljet e tyre, te njejten kohe qe te evitojme prezencen e tyre prane
femijëve. Këtë mundemj kur qytetaret te jene te informuar kush janë ata
persona.
Krijimi i regjistrit te pedofileve ne nivel shteti dhe plotesimin e ndryshimin
e ligjit ne kete fushe nenkupton jo vetem publikimin e identitetit te tyre por
edhe shtimin e mbikeqyrjes te rregullte mbi ta pas perfundimit te denimit nga
ana e tyre. Kete mundesi qe qytetaret, gjithsesi prinderit te kene informate qe
ne afersi te tyre eventualisht jetojne pedofilë.
Unë jam për krijimin e regjistrit të pedofilëve në Kosovë, të fillojmë
seriozisht këtë betejë !